Dosja 5D/ E akuzuar për favorizimin e kompanisë së dy ish-drejtorëve të bashkisë, Debora Keçi paraqitet në SPAK

Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana, për të cilën SPAK ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’ është paraqitur sot në gjykatë siç e përcakton ligji.

Siç shihet nga pamjet Keçi ka qenë në GJKKO në prani të avokatit të saj, ndërsa siç e përcakton dhe procedura, të premten e parë të muajit, është paraqitur para togave të zeza.

SPAK e akuzon Deborah Keçi, për favorizimin e kompanive “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, të cilat kanë “de fakto” pronarë dy nga ish-drejtorët Qato dhe Molla. Kujtojmë se SPAK ka caktuar masën e sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe ndaj shtetasve Eglantina Zere, Enton Punavia, Nestor Muhametllari, Julian Zanaj dhe Albano Janku.

Këto masa ndaj zyrtarëve janë kryer në kuadër të të ashtuquajturës Dosja 5D, për të cilën opozita ka bërë denoncime të shumta.

()

Arena e Lajmit

Dosja 5D/ E akuzuar për favorizimin e kompanisë së dy ish-drejtorëve të bashkisë, Debora Keçi paraqitet në SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook