A do të martohet këtë vit? Nevina Shtylla zbulon planet, tregon marrëdhënien e veçantë që ka me vjehrrën

Nuk ka dasmë as këtë vit. Nevina Shtylla ka folur si rrallë herë për jetën private mbrëmjen e sotme në “Cherry on Top” nga Bora Zemani.

Nevina u pyet për zërat që kanë qarkulluar në rrjet, por tha se edhe këtë vit nuk duket gjë në horizont për shkak të impenjimeve që kërkon organizimi i dasmës.

Ajo foli ndër të tjera edhe për raportin me vjehrrën, si dhe tregoi nëse do të donte të jetonte me prindërit e partnerit.

“Do preferoja të jetoja vetëm. Unë I dua familjarët sa më më afër, por kur vjen puna në shtëpi dua të jetoj vetëm. Me vjehrrën kam marrëdhënie shumë të mirë. Vjehrra më bën kritika për veshjet. Veshja e fundit nuk i pëlqeu shumë”, deklaroi ajo.

A do të martohet këtë vit? Nevina Shtylla zbulon planet, tregon marrëdhënien e veçantë që ka me vjehrrën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook