Kërkohet një drejtor sportiv, te Partizani del në skenë emri i drejtuesit të Skënderbeut

Partizani po kërkon një drejtor sportiv. Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, ka nevojë për një krah të djathtë ekspert dhe kandidaturave u është shtuar edhe një emër, që ka hyrë në historinë e Superiores dhe të Skënderbeut për arritjet e tij në krye të korçarëve.

HARIS FAKIC

Bëhet fjalë për Haris Fakiç. Ish-mbrojtësi i Shkëndijës, i cili aktualisht mban rolin e konsulentit te klubi korçar, është gjithashtu një nga opsionet për të marrë këtë post te Partizani.

Në fund të sezonit, ai pritet të largohet përfundimisht nga Skënderbeu dhe është i hapur për nisjen e një projekti të ri. Drejtuesit e Partizanit, të nisur nga suksesi te bardhekuqtë, kanë besim se Fakiç mund të jetë njeriu i duhur për t’u dhënë fund gabimeve në merkato dhe për të nisur një projekt të ri, që do të ishte themeli i një cikli suksesesh.

Kujtojmë se një tjetër opsion për drejtor sportiv të Partizanit është Matko Djarmati, teksa në janar këtë rol e mbajti përkohësisht Dritan Dervishi, një emër i njohur në kampin e kuq.

Për momentin, Fakiç shihet si favorit për të marrë rolin e drejtorit sportiv të “demave”.

Arena e Lajmit


Kërkohet një drejtor sportiv, te Partizani del në skenë emri i drejtuesit të Skënderbeut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook