Duke komentuar konsensusin e arritur midis mazhorancës dhe opozitës në Parlament, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në News 24, tha se situata është e ngjashme me atë të vitit 2008.
“Sa më shumë hidhen gjërat e natyrës parimore, aq më shumë do të shtohen forcat që e kundërshtojnë atë. Pas tryezës, palët politike nxorën jashtë loje komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, e kanalizuan në komisionin e ligjeve.
Këta aktorë të politikës, i njoh shumë mirë. E kanë marrë në dorë atë që bënë 2008-n. Sot janë aktorë të rinj që interpretojnë, por regjisorët janë aty. Të njëjtët! Ndoshta në gravitetin që kanë situatat, tani është pak e shumë të ngjashme me 2008-n. Në 2008-n, ndryshimin e solli Gërdeci. Tani jemi në situata të tjera, kur të gjithë ata që janë në qeverisje, por edhe pjesa tjetër janë në dyert e SPAK-ut”, tha ai.