Policia spanjolle ka sekuestruar 16 ton peleta për ngrohje në përbërje të të cilave kishte edhe kokainë.
Autoritetet njoftojnë se anëtarët e organizatës, me origjinë shqiptare, holandeze dhe lituaneze, e futën lëndën narkotike përmes porteve spanjolle, duke përdorur kontejnerë detarë.
Si pasojë e operacionit janë vënë në pranga pesë persona, ndërkohë që janë sekuestruar 920 thasë me këtë produkt, me peshë 18 kilogramë secila, në total 16560 kilogramë.