Ndeshja mes PSG dhe Barcelonës, e programuar për në mesjavë dhe e vlefshme për Champions League po pritet me padurim nga të dyja kampet. Një ndeshje speciale për Kylian Mbappe, sulmuesin e kampionëve të Francës, i cili që nga sezoni i ardhshëm do përballet më shpesh me katalanasit, pasi me gjasë do veshë fanellën e Realit.
“Është momenti i lojtarëve të mëdhenj, jam gati dhe shumë i përgatitur. Si gjithnjë do të jem aty dhe nuk do të fshihem. Çdo vit kjo fazë e sezonit shërben për të “zgjuar” skuadrën. Në fund të prillit do të kuptojmë nëse është një sezon negativ apo pozitiv. Jam i sigurt se skuadra do të japë gjithçka, pastaj rezultati është në dorën e Zotit”, u shpreh Mbappe.
(J.S/)