Këshilltarët bashkiakë të opozitës, janë vendosur sot para bashkisë së Tiranës, ndërsa kërkojnë mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. Në një prononcim për mediat, ata kërkuan mbledhje urgjente ndërsa kërkojnë që Veliaj të japë llogari për vjedhjet e bëra, për 29 tenderat e dhënë apo dhe për inceneratorin.
Po ashtu, këshilltarët kanë bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës së opozitës ditën e enjte, në orën 11:00.
Ilda Zhulali: Duam mbledhje me këshllin bashkiak, që refuzon që ta mbledhë prej 1 muaj. Policia i pengoi herën e kaluar këshilltarët që të futen brenda, pasi duket se rrezikojnë. Por i vetmi njeri që rrezikon këtë vend, është Erion Veliaj.
Alimehmeti: Ne kërkojmë mbledhje të Këshillit Bashkiak. Asnjë nga këshilltarët e PS nuk ka bërë një kërkesë të ngjashme paralele. Asnjë anëtar i PS nuk ndjen asnjë lloj detyrimi për llogaridhënie. A janë me korrupsionin, apo kundër korrupsionit.
Tedi Blushi: 5 ditë pas depozitimit të kërkesës së këshilltarëve të opozitës drejtuar kryetarit të bashkisë së Tiranës, lidhur megaferat e tij korruptive, të faktuara dhe nga drejtësia. Afera e inceneratorëve vijon, edhe pse është gjithçka fantazmë, për to paguhet ende nga taksapaguesit.
Teliti: Duam që të bëhet debat për transparencën e fondeve publike. Të japë shpjegime se ku shkuan paratë për 29 tendera. Ai firmosi tendera për firmën 5D të vartësve të tij. Mendoja se disa anëtarë të PS në këshill ishin me dinjitet.
()