Këlliçi denoncon një tjetër aferë të ish-drejtorëve: Si “gostiti” Redi Molla Klodian Zoton me 1 mln € tender

Anëtari i kryesisë nga radhët e Rithemelimit në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi bëri një tjetër denoncim të fortë ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të arrestuar pak ditë më parë me urdhër të SPAK.

Sipas tij, Redi Molla në vitin 2019, ndërsa drejtonte ndërmarrjen e Ujësjellësit në Tiranë, i dha kompanisë së Klodian Zotos një tender me vlerë 1 milion euro. Sipas tij, kompania ITS sh.p.k ka zhdukur nga llogaritë e inceneratorit të Tiranës një shumë prej 12 milionë eurosh.

Deklaratë e sotme për shtyp:

Në kuadër të transparencës publike, si një premtim dhe detyrim që i kemi qytetarëve të Tiranës, sot do të bëjmë publike një tjetër aferë korruptive që lidh pronarin faktik të 5D Konstruksion Redi Molla me shefin e tij, pronarin faktik të Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj.

Në vitin 2019, Redi Molla në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor të UKT, i jep tenderin me referencë REF-24634-05-30-2019, për matësit e ujit për subjektet private, kompanisë famoze ITS sh.p.k., në pronësi të prestanomes Klodian Zoto.

Vlera e këtij tenderi është plot 1 milionë euro.

Pra fare thjeshtë, Redi Molla gostiti prestanomen e pronarit faktit të Inceneratorit të Tiranës, shefin e tij politik dhe administrativ, Erion Veliajn. Sigurisht dhe kjo një procedurë me shumë problematika dhe afate të tejzgjatura.

Për shumë nga ju nuk do të përbënte habi që kjo të ishte thjeshtë vjedhja e radhës nga taksat tona. Por përzgjedhja e kësaj kompanie, ka një arsye dhe motiv shumë më të fortë. Sipas dokumenteve të dorëzuara nga ana jonë dhe hetimeve të deritanishme të SPAK, faktohet se:

Kompania ITS sh.p.k. ka zhdukur nga llogaritë e inceneratorit të Tiranës shumën 12 milionë euro pa asnjë faturë dhe shërbim të kryer.

E thënë më thjeshtë, ITS sh.p.k. është valixhja me të cilën pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, ka vjedhur dhe transferuar në llogari OFF SHORE më së paku 12 milionë euro.

E gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur, nëse Erion Veliaj nuk do të kishte bllokuar punën e Njësisë së Zbatimit të Projektit, që kishte një detyrë të vetme, të monitoronte lëvizjet e parave dhe investimin në landfillin e Sharrës.

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ja ka shkruajtur e zezë mbi të bardhë, në korrik të vitit 2023 drejtpërdrejtë Erion Veliajt, që ai dhe vetëm ai është shkaktari i bllokimit të NJZP-së dhe se do të mbante ai përgjegjësi për çdo dëm që po i shkaktohej palës shtet.

Të nderuar qytetarë,

Organizata kriminale 5D, e strehuar në Bashkinë e Tiranës, ka vepruar në dijeni të plotë të drejtuesit të saj Erion Veliaj dhe praktikisht si çdo strukturë kriminale e mirëorganizuar, i janë bindur urdhrave të drejtuesit, duke i siguruar atij vota dhe përfitime të majme financiare.

I bëj thirrje SPAK, të zgjerojë hetimet, ku të përfshihet dhe ky tender, detaje për të cilin do i’a përcjellim zyrtarisht z. Dumani. Cdo tender i firmosur nga Erion Veliaj dhe struktura e tij kriminale në bashki, është thjeshtë dhe vetëm një pazar korruptiv, ku përfitimi i kësaj organizate kriminale shkon deri më 100%.

Falenderoj ata punonjës të ndershëm të Bashkisë Tiranë, që na janë bashkuar në zbardhjen e të vërtetës e denoncimin e aferave korruptive të Erion Veliajt dhe gjej rastin të ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, për të protestuar përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin e menjëhershëm nga zyra të Erion Veliajt dhe dorëzimin e tij përpara drejtësisë.

O sot, o kurrë.

Arena e Lajmit

Këlliçi denoncon një tjetër aferë të ish-drejtorëve: Si “gostiti” Redi Molla Klodian Zoton me 1 mln € tender

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook