Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zbatuar vendimin e Gjykatës për pezullimin nga detyra të Ervin Muçës, drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Vendimi vjen pasi prokuroria kërkoi masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi” dhe pezullim nga detyra.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të pezullojë menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, E. M. Më datë 09.04.2024, Drejtori i Përgjithshëm është njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për këtë shtetas”, theksoi ai.