“Jetojmë në Republikën e grabitjes”, Topalli: Nuk na falet nëse nuk reagojmë, edhe pushtuesi nuk i ka larguar shqiptarët aq…

Ish-kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli, në një fjalim të mbajtur me demokratët e Rrëshenit, deklaroi se Shqipëria sot është Republika e grabitjes.

Topalli theksoi se demokratëve dhe shqiptarëve nuk iu falet nëse nuk reagojnë. Ajo shtoi se edhe pushtuesi nuk i ka larguar shqiptarët në këto përmasa, sa janë larguar në këto kohë.

“Shqipëria është në emergjencë për demokraci për të ndryshuar. Ne nuk na falet nëse nuk reagojmë, sepse ne jetojmë në Republikën e 5D, ne jetojmë në qeverisjen e ministrave investitorëve strategjikë, ne jetojmë në Republikën e grabitjes. Ne jetojmë në një vend ku kanë ikur shumë të rinj. Edhe pushtuesi nuk i ka larguar shqiptarët sa kjo qeveri. Jetojmë në vendin ku Tirana nuk ka teatër, nuk ka teatër të kukullave.

Jemi popullsia që plakemi dy herë më shpejt se popullsitë e vendeve të tjera të botës. Bujqësia dhe blegtoria është në pikiatë, arsimi ka rënë shumë, duke humbur cilësinë e arsimit. Ne jetojmë në një vend, ku kryetari i opozitës është në arrest shtëpie, në një proces tërësisht politik. Dënimi ndaj ish-kryeministrit është marrë në natën e Vitit të Ri, besoj se është një urrejtje e pashembullt. Në një vend ku nuk ka drejtësi, pushteti bëhet bandë që vjedh. Ka rënë edhe drejtësia sociale, ka rënë shpresa e liria. Ky regjim mund të shembet, mjafton që të jemi bashkë”, u shpreh Topalli.

(d.xh – Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Jetojmë në Republikën e grabitjes”, Topalli: Nuk na falet nëse nuk reagojmë, edhe pushtuesi nuk i ka larguar shqiptarët aq…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook