I rikthyer nga dëmtimi, Ismael Bennacer duket gati për Milanin. Ai, në një intervistë para ndeshjes ndaj Romës, u shpreh se nesër pritet takim i luftuar.
“Ndeshja kundër tyre do të jetë e vështirë, si çdo ndeshje. Roma po përjeton një moment të mirë të formës, ka lojtarë të fortë. Do të jetë një sfidë e bukur. Unë jam duke punuar çdo ditë për t’u përmirësuar dhe për të ndihmuar ekipin. Nuk është kurrë e lehtë të rikthehesh pas një dëmtimi të rëndë, duhet pak kohë për të qenë në maksimumin tënd”, tha algjeriani para Europa League.
(J.S/)