Pedagogia Ornela Çuçi, e ftuar në emisionin Open në News24, duke folur për turizmin deklaroi se në Shqipëri ka nevojë të rregullohet infrastruktura.
Çuçi theksoi se problem janë dhe shërbimet e menaxhimi i mbetjeve.
“Mund ta themi se ne kemi probleme me infrastrukturën rrugore. Po të mos jesh shqiptar, vështirë ta gjesh rrugën për në Dhërmi për shembull. Edhe tabelat mungojnë. Po marr gjithashtu edhe shembullin e Ksamilit. Kur turisti merr shezllongun 50 euro, kur e sheh që ka probleme që është pisët ose rrëzohet mënjanë, zhgënjehet.
Problem është edhe shërbimi. Unë besoj se populli shqiptar duhet të kuptojë se nga puna vijnë të mirat materiale. Duhet të mësojmë kulturën e shërbimit. E fundit si problem do thosha janë mbetjet. Kemi ceduar në menaxhimin e mbetjeve. Ne duhet të bëjmë gjëra, sepse 10 milionë turistë tashmë i kemi”, deklaroi pedagogia Çuçi.
(Arena e Lajmit)