“Nisim historinë për 20 vitet e ardhshme”, PL mban më 27 prill Konventën Kombëtare, Meta: T’i japim fund nepotizmit

Partia e Lirisë do të mbajë Konventën Kombëtare më 27 prill.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i PL Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Meta shkruan se nga kjo Konventë do të nisë një histori e re për 20 vitet e ardhshme, ndërsa shtoi se qëllimi është t’i jepet fund nepotizmit.

Postimi i plotë:
Ndryshimi nis nga vetja!
Të dashur delegatë, ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në Konventën Kombëtare historike të Partisë së Lirisë, në datën 27 prill 2024, ora 10:00.
Nisim së bashku një histori të re për 20 vitet që do të vijnë! Me rregulla të qarta brenda familjes tonë politike që do i japin fund nepotizmit dhe mosmbajtjes së përgjegjësive.
Me 5 prioritete kryesore në interes të Shqipërisë dhe me objektivin tonë madhor për 4 milionë shqiptarë + në vendin e tyre.

Arena e Lajmit

“Nisim historinë për 20 vitet e ardhshme”, PL mban më 27 prill Konventën Kombëtare, Meta: T’i japim fund nepotizmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook