Kushton 80 milionë euro, sulmuesi i Interit vëzhgohet nga PSG

Paris Saint-Germain vazhdon të vëzhgojë Marcus Thuram. Nuk është mister që kampionët e Francës do t’i thonë lamtumirë Kylian Mbappé-së në fund të sezonit dhe sulmuesi i Interit mund të jetë i përshtatshëm për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique.  26-vjeçari Thuram ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 7 asiste, në këtë sezon në Serie A.

Marcus Thuram kushton jo pak, por 80 milionë euro.  Natyrisht, nëse gjithçka shkon mirë, të ardhurat do të përdoren për blerjen e lojtarëve që do të vihen në dispozicion të trajnerit të zikaltërve, Inzaghi, për sezonin e ardhshëm. Emrat që mund të afrohen në Milano janë ato të Alessandro Buongiorno dhe Albert Gudmundsson që Torino dhe Genoa vlerësojnë përkatësisht 40 milionë euro.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Kushton 80 milionë euro, sulmuesi i Interit vëzhgohet nga PSG

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook