Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në fund të seancës se nëse mazhoranca nuk miraton që mandati i Olta Xhackës të shkojë në Gjykatë Kushtetuese është një mesazh për qytetarët.
“Raporti i shumicës nuk ka asnjë qëndrim. Ka raporti i pakicës. Si rregull duhet ta kishte këshilli një raport të përbashkët. Atë raport që kolegia lexoi e ka gjetur antikushtetues Gjykata Kushtetuese.
Nëse vota juaj sot është për mos zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mesazhi që jepni nga kjo sallë është që asnjë vendim gjykate kur nuk u pëlqen qytetarëve nuk ka asnjë vlerë.
Olta Xhaçka nuk është më e barabartë se të barabartët, qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Barazia para ligjit na detyron të zbatojmë vendimet e Gjykatës, e kundërta është mesazh që këtu nuk ka shtet ligjor. Ju pëlqejnë vendimet zbatojeni. Nuk iu pëlqejnë ecni përpara. Ky është mesazhi që po jepni ju dashnorët e reformës në drejtësi”, theksoi ai.