Tifoze speciale në “Bernabeu”, Bruna Rotta është flaka e re e Rodrygo-s?

Ndeshja mes Real Madrid dhe Manchester City-t u ndoq me shumë interes, si në shkallët e stadiumit, ashtu edhe përmes televizionit. Sfida e Champions përmbushi pritshmëritë e tifozëve. Mes mijëra tifozëve në “Bernabeu” ishte edhe një tifoze speciale.

Bëhet fjalë për influencuesen braziliane Bruna Rotta, mjaft e njohur në Brazil, e cila në rrjetet sociale numëron rreth 2 milionë ndjekës nga e gjithë bota, kryesisht në Amerikën Latine. Por estetistja ka pasur një arsye të fortë për të qenë e pranishme në një sfidë të tillë dhe nuk bëhet fjalë thjesht për të parë një ndeshje Champions-i mes dy ekipeve pretendente.

Bruna Rotta kishte një arsye sentimentale. 25-vjeçarja, në fakt, prej disa kohës flitet se është flaka e re e Rodrygo-s, i cili kulmoi me gol në këtë sfidë në sytë e së dashurës. Një mbrëmje e magjishme për të dy, që gjithsesi, asnjëri nuk e ka pranuar publikisht se janë të lidhur dhe as nuk janë fotografuar apo filmuar së bashku.

()

Arena e Lajmit

Tifoze speciale në “Bernabeu”, Bruna Rotta është flaka e re e Rodrygo-s?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook