Nga Kristi Gongo
Kam mbaruar xhirimet në mesnatë dhe nuk kanë kaluar shumë orë nga përjetimi i punës së re: kujdestare në jetimore.
Mbyllja sytë në përpjekje për të vënë veten në gjumë dhe në errësirën e natës më dilnin para fytyrat e bebeve që thërrisnin: MAMA! Mamanë që nuk e kanë njohur, që nuk e kanë dëgjuar, që nuk e kanë përqafuar. Mamanë që s’është aty por atë fjalë thonë të parën. E pabesueshme!
Të jesh autore dhe moderatore e ‘Punë pa teka’ është përtej të drejtuarit një emision televiziv. Kur u lind si projekt as vetë nuk e kisha menduar ndikimin që do të kishte te unë. Një lëmsh ndjenjash që të mbështjellin kur vesh këpucët e tjetrit, kur prek historitë e personazheve që janë ndryshe nga e jotja.
Për sezonin e dytë kisha pikëpyetje se me cilën punë do duhej të niste. Dhe besoj duhet të nis pikërisht nga aty ku gjallon jeta, por edhe ku mëson nga jeta. Të vegjlit që takon aty të shkundin nga e keqja që takon në përditshmëri, nga e keqja që janë braktisur.
Kur bisedon me personelin e shtëpisë së foshnjës ‘Hannah dhe Rozafa’, nuk ju beson veshëve nga rrëfimet që tregojnë, në kufirin e absurditetit, çnjerëzores përballë krijesave plotësisht të pafajshme që ciladoqoftë rrënja e gjenezës së tyre, instiktivisht kur gëzojnë me lodrat thërrasin mama, kur zgjohen natën në dhomën me bebat e tjerë kërkojnë mamanë. Mamin që nuk është aty!
p.s: Këto janë pjesëza përjetimesh nga episodi i parë i sezonit të dytë të ‘Punë pa teka’, për ta shikuar të plotë qëndroni para ekranit të Top Channel nesër në orën 17:30.