Fiona Nishani, vajza e ish-presidentit Bujar Nishani që u nda nga jeta pak ditë më parë ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë një foto nga fëmijëria ku shihet bashkë me babanë e saj. “Ende nuk mbushem me frymë”, ka shkruar ajo mbi kujtimin e bukur.
Bujar Nishani u nda nga jeta më 28 Maj në Gjermani ku ndodhej në një spital për kurim. Nishani ndodhej prej një muaji në kujdes intensiv për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësor.
Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.