Komisionet hetimore/ “Marrëveshja nuk ishte e nevojshme”, Salianji: Nëse do të vijonim aksionin, do të merrnim 100% të kërkesave

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar zhvillimet rreth komisioneve hetimore parlamentare të thirrura nga opozita.

Sa i përket marrëveshjes së arritur me mazhorancën, të cilën ai e kundërshtoi publikisht, Salianji u shpreh se me kryeministrin Rama nuk mund të ketë marrëveshje, pasi ky i fundit nuk respekton Kushtetutën.

Sipas tij gjetja e dakordësisë me socialistët nuk ishte e nevojshme, ndërsa theksoi se nëse opozita do të vijonte aksionin e saj do të merrte 100% të kërkesave që kishte prej muajsh.

“Bashkimi i opozitës dhe krijimi i një fryme që është përçuar te elektorati dhe opinioni publik është një akt tjetër. Është i pamjaftueshëm, por ka krijuar këtë sinergji nga e cila mund të bëjmë të pamundurën për të shfaqur më shumë cilësi.

Me Edi Ramën nuk mund të ketë marrëveshje që mban sepse ai nuk respekton Kushtetutën. Në këndvështrimin tim nuk ishte e nevojshme, sepse duket sikur patëm një tërheqje nga mënyra si u paraqit nga mazhoranca. Unë mendoja se duhet të vazhdonim aksionin deri sa të merrnim 100% të asaj që donim. Duke vazhduar besoj se do merrnim atë që kërkonim.

Këndvështrimi im ka qenë ky, vendimi i grupit ishte që të ndodhte dhe u respektua ky i fundit. PS, edhe me këtë ligj që ka bërë komisionet hetimore, shikoni si po sillen. Nuk e shohin sepse unë mendoj se të gjithë që janë anëtarë të komisioneve hetimore duhet të jenë në krah të ligjit. PS mesa duket i sheh komisionet si ushtarë për të mbrojtur elementet kriminalë të përfshirë në këto raste”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Komisionet hetimore/ “Marrëveshja nuk ishte e nevojshme”, Salianji: Nëse do të vijonim aksionin, do të merrnim 100% të kërkesave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook