Kristal Abazaj i dhuroi 3 pikë Tiranës me golin e tij ndaj Kukësit (1-0).
“Normalisht po ta shikosh ekipin po t’i shikosh lojtarët kemi shumë kualitet shumë cilësi ,besoj që këto rezultate kanë qenë një gjë psikologjike dhe momentale. Me eksperiencën time që kam, mbaron ndeshja fitojmë, mbaron ndeshja barazojmë, pastaj pësojmë 3-4 humbje, besoj që ka qenë psikologjike dhe kjo fitore është një kthesë për ne. Mendoj që kjo fitore do ndryshojë atmosferën në ekip. Siç e thashë kemi qenë pak të rënduar psikologjikisht, nuk është se kemi pasur probleme presioni nga presidenti ose dikush tjetër, por ishte situata e tillë që nuk na ka lënë të dalim në lojën tonë.
Me këtë kontingjent, lojtarët janë, po t’i kapësh një nga një janë nga më të mirët e kampionatit shqiptar, kjo na bën optimist. Tifozët duhet të besojmë të ne, ekipi ka nevojë për mbështetje sepse do vijnë gjëra të mira. Të gjithë ishim të kënaqur, bëmë një feste, kemi disa javë që kur futemi gjithë janë të mërzitur, sot ishte diçka ndryshe prandaj jam optimist. Ishte një atmosferë ndryshe sepse jemi mësuar të gjithë të mërzitur”,- tha Abazaj.
(J.S/)