“Pazari i hallexhinjve”, Basha: Nuk i hiqet mandati Olta Xhaçkës, si kompensim kërkojnë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga Devolli, tha se grupimi i Rithemelimit kërkon rifutjen e Sali Berishës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike si kompensim për mos heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Pjesë nga deklarata:  

Ku është Edi Rama në raport me vjedhjet? Thotë nuk di gjë se ç’hanë ata pas kurrizit tim, por ata që hanë pas kurrizit të tij i heq nga ministër dhe i mban këshilltar për t’iu dhënë mbrojtje politike. Siç bëri me mandatin e ish ministres së jashtme, Olta Xhaçka ditën e enjte. Ky është një pazar i qartë. Të gjitha këto ndodhin në një pazar të hapur me hallexhinjtë që kemi pasur deri para disa kohësh brenda Partisë Demokratike.

Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pse? Sepse kështu është një garanci që Edi Rama të vazhdojë i pashqetësuar të jetë në pushtet. Sepse dihet që shumica dërrmuese e shqiptarëve duan të distancohen nga të korruptuarit dhe nga individët që tregohen qartësisht nga partnerët tanë strategjikë.

Arena e Lajmit

“Pazari i hallexhinjve”, Basha: Nuk i hiqet mandati Olta Xhaçkës, si kompensim kërkojnë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook