Zjarri në Shkodër i mori jetën 52-vjeçarit brenda banesës, flet fqinji: Gruaja doli jashtë duke kërkuar ndihmë. Zjarrfikësit erdhën pas 40 minutash

Një 52 vjeçar humbi jetën pasi nuk mundi t’i shpëtonte flakëve te zjarrit që përfshinë banesën e tij në lagjen Zogaj, në Shkodër, ndërsa bashkëshortja arriti të dilte pa pësuar dëmtime. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Fqinji Riza Mullahu rrëfen ngjarjen se si shkoi të ndihmonte Jakup Çotjen, por fatkeqësisht ndërhyrja ishte e pamundur.

“Në orën 2 pa 15 ka dalë e shoqja jashtë duke kërkuar ndihmë se vetëm unë e kam kojshi. Thirrte duke bërtit o Riza, hajde se u dogj burri. E kam gjetur te dera. Djali mbeti shakull prej trishtimit. Kam ardh me djalë dhe me gru duke thirr emrin e të shoqit.

Nuk është përgjigj. Ka ardh djali me një shok të vetin dhe kanë kenë duke mbet nalt prej tymit. Çatinë e ka pas të veshur me katraman. Ka lajmëruar zjarrfikësen. Kanë ardh’ pas 40 minutave. Katër copë kanë ardh deri në orën 8 mund të kenë nejtë këtu derisa kanë nxjerr kufomën”, tha fqinji.

Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për rrethanat e kësaj ngjarje.

Arena e Lajmit

Zjarri në Shkodër i mori jetën 52-vjeçarit brenda banesës, flet fqinji: Gruaja doli jashtë duke kërkuar ndihmë. Zjarrfikësit erdhën pas 40 minutash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook