Me shtetësi shqiptare dhe emrin e vërtetë Adelisa, Lisa vetëm 9-vjeçe duhet të deportohet në një jetimore në Shqipëri, edhe pse ajo di të flasë vetëm suedisht.
Lisa ka lindur në Suedi dhe prej pesë vitesh jeton me një familje suedeze. Por vendimi që ajo do të deportohet në një jetimore në Shqipëri është marrë, edhe pse kujdestaria e saj është në një familje suedeze.
Kjo ngjarje u trajtua në emisionin Me zemër të hapur. Gjyshja e vajzës së mitur deklaroi se vendimi i gjykatës ka dëmtuar fëmijën. Ajo shton se gjyqi në fund do të fitohet.
“Vajzës time iu refuzua azili. Adelisa nuk e besoj se e mban mend se ka qenë e vogël. E kam pyetur dhe unë e nuk e mban mend. Vajza ime ka hyrë në Suedi me vizë 3-mujore. Unë po gjykoj emigracionin. Është dënuar Suedia për veprimet ndaj familjes sonë.
Vajza të jetojë ku ndihet më mirë. Adelisën ma ka marrë shteti dhe ma ka çuar tek familja suedeze adoptuese. Adelisa është rritur në Suedi, nuk di shqip. Vendimi ka dëmtuar fëmijën. Gjyqin do ta fitojmë”, tha në emision gjyshja e 9-vjeçares.
(Arena e Lajmit)