Simone Inzaghi nuk ka qenë asnjëherë çështje te Interi, e ardhmja e tij duket në Milano. Rinovimi i teknikut me klubin zikaltër do të vijë shumë shpejt, të paktën kështu u shpreh administratori i deleguar, Beppe Marotta.
“Zgjedhja e Inzaghit është kolektive, padyshim që klubet përbëhen nga profesionistë dhe ne e bëmë këtë zgjedhje së bashku. Tek ai gjetëm cilësi profesionale dhe njerëzore, të cilat shpesh janë më të rëndësishme. Ai ka treguar me fakte se di të bëjë mirë dhe është profili ideal për të tashmen dhe të ardhmen e Interit” – tha Marotta. Interi është pranë titullit kampion, teksa e sheh veten të shkëputur nga ndjekësit.
(J.S/)