Aaron Wan-Bissaka mund të largohet nga Manchester United. Për anësorin e “Djajve të kuq”, së fundmi ka shfaqur interes Interi. Tani, me kontratën e tij që skadon në 2025, mund të jetë koha e duhur për lëvizjen vendimtare për ta sjellë atë në Milano verën e ardhshme.
Wan-Bissaka e konsideron të përfunduar aventurën e tij në Manchester dhe kalimi te zikaltërit shihet si një mundësi e mirë. Këtë sezon, mes zgjedhjeve teknike dhe problemeve të dëmtimeve, kontributi i tij nuk ka qenë konstant. Wan-Bissaka numëron 22 paraqitje në të gjitha garat, ndërkohë që ka dhuruar 3 asiste në Premier League dhe Champions League.
(J.S/)