Trajneri i Atletico Madrid, Simeone doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit me Dortmund (Champions League).
“Në shtëpi u përballëm me një ekip shumë të fortë. Me siguri ndeshja do të fillojë me ritëm të lartë dhe do të duhet të ruajmë nivelin e ndeshjeve të fundit. Skuadra po përgjigjet mirë, me besim dhe do të jetë një lojë e mirë. Ne do të gjejmë një kundërshtar që luan fort, me lojtarë të aftë në krahë. Ne do të kërkojmë ta çojmë ndeshjen atje ku besojmë se mund t’i krijojmë probleme.
Klubi po punon shumë mirë, të gjithë jemi rritur nga rezultatet e rëndësishme që kemi arritur në Ligë. Do të luajmë dhe të mos mendojmë aq shumë. Lojtarët ndjej se janë mirë, do të luajnë një lojë të shkëlqyer dhe do të jetë një natë e mirë e Champions League.
Si e përjeton Simeone 24 orë para ndeshjes? Natyrisht me entuziazëm, dëshirë, adrenalinë, ankth, nerva, frikë, përgjegjësi dhe duke u përpjekur të jem sa më i qartë për të bërë mirë për ekipin dhe për t’u përcjellë atë që ndjej në këto momente, që ekipi është mirë.
Çdo futbollist që është në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Nuk ka shumë për të thënë. Thjesht të forcojmë pjesën mendore dhe luajmë siç kemi bërë.
(J.S/)