A do të përshkallëzojë lufta në rajon? Ish-ambasadori Nesho: Izraeli duhet të zgjedhë mes mbështetjes amerikane dhe të drejtës për të sulmuar

Ish-ambasadori i Shqipërisë, Agim Nesho, i ftuar në “Open”, u shpreh se SHBA nuk ka interes që lufta në Lindjen e Mesme të përshkallëzohet.

Sipas tij një konflikt në rajon do të sillte rritjen e çmimit të naftës, por edhe do të ndikonte inflacionin dhe rrjedhimisht mund të sillte humbjen e administratës aktuale në zgjedhjet e këtij viti.

Sa i përket mundësisë së përshkallëzimit aktual, ai u shpreh se Izraeli do duhet të zgjedhë mes mbështetjes amerikane, e cila nuk kërkon luftë, apo të drejtës legjitime për t’iu përgjigjur sulmit Iranian.

“E para është rritja e çmimit të naftës që prek direkt popullin amerikan. Blinken u ka thënë të mos futen në këtë luftë, sepse prek vetë ata. Preket inflacioni dhe kjo shkakton humbjen e zgjedhjeve në SHBA. Izraeli duhet të zgjedhë nëse vazhdon këtë sulm mes mbështetjes amerikane apo të drejtës së saj legjitime për të sulmuar”, shpjegoi ai.

Arena e Lajmit

A do të përshkallëzojë lufta në rajon? Ish-ambasadori Nesho: Izraeli duhet të zgjedhë mes mbështetjes amerikane dhe të drejtës për të sulmuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook