Duke komentuar sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit, studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mentor Beqa i ftuar në studion e “Open” në News 24, tha propaganda izraelite se është i rrethuar nga armiq është një mit për të justifikuar politikën ndaj palestinezëve.
“Imagjinoni një luftë atje. Çfarë do të ndodhë me çmimin e naftës. Në atë ngushticën e Hormuzit në Iran kalon 1/3-a e naftës. Kush është përfituesi kryesor? Rusia. SHBA nuk mund të lejojë avantazhin. Së dyti, Trump është antiluftë. Nuk ka një konsensus brenda republikanëve për të sulmuar Iranin. Natyrisht, ka një grup neokonservator që kanë lobuar për të sulmuar Iranin. Ka një grupim brenda republikanëve që po fuqizohen gjithnjë e më shumë janë kundër luftës. Shqetësimi themelor është aksesi i Iranit në bombën bërthamore. Ky është diskutim i hershëm.
Nëse Irani do kishte armë bërthamore do të nxite një garë dhe vendi i parë është Arabia Saudite. Ka një mit të krijuar që Izraeli është i rrethuar nga armiq dhe është në kushte mbijetese. Izraeli është i rrethuar ka më shumë miq se Irani. Egjipti është miqësor, Jordania është miqësor ndaj Izraelit, Siria nuk është shtet, Gaza nuk është shtet, Bregu Perëndimor nuk është shtet, Libani nuk është shtet. ky ekzagjerim i rrethimit të Izraelit si një vend që lufton për mbijetesë është më shumë retorikë për të justifikuar politikën e Izraelit mbi palestinezët se sa një realitet gjeostrategjik në kushtet e sotme sepse Izraeli ka epërsi konvencionale dhe jo konvencionale në raport me të gjithë aktorët e tjerë në rajon. Ka një tentativë për të reduktuar konfliktin në Lindjen e Mesme si konflikt Iran-Izrael. Është konflikt shumë më kompleks”, tha ai.