Deputetja Erisa Xhixho, ka ndarë me ndjekësit një foto me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ndërsa po merr pjesë në Forumin për gratë Paqen dhe Sigurinë.
Në një postim në Facebook, Xhixho shkruan se paqja dhe siguria në botë nuk arrihen pa gjithpërfshirjen e grave dhe vajzave në proceset demokratike.
Ajo u shpreh se Kosova i ka mbështetur gratë me politika konkrete, ndërsa shtoi se arsimimi i grave dhe vajzave mbetet garanci për përparimin e zhvillimin e shoqërisë.
Postimi i plotë:
Gjithmonë kënaqësi takimi me kryeministrin Kurti.
Ndamë së bashku pikëpamjen se Paqja dhe siguria në botë nuk arrihen pa gjithpërfshirjen e grave dhe vajzave në proceset demokratike.
Duhen më shumë vepra dhe politika konkrete për gratë dhe vajzat se sa fjalë.
Dhe Kosova e ka bërë këtë, duke i mbështetur gratë me politika konkrete.
Arsimimi i grave dhe vajzave mbetet garanci për përparimin e zhvillimin e shoqërisë. Liria ekonomike ka rëndësi kyçe për barazinë gjinore.
Duke ua dhënë këto mundësi grave dhe vajzave, kemi shtruar rrugën për një botë paqësore dhe të sigurt!