Nikolla takohet me Vjosa Osmanin: Besimi i madh i botës demokratike te Shqipëria, vlerësim te kombi shqiptar

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Nikolla e falënderoi Presidenten Osmani për organizimin në Prishtinë të Forumit Ndërkombëtar “Gratë, Paqja, Siguria”, në kuadrin e Samitit për Demokraci, nismë që po krijon një proces pozitiv për adresimin e çështjeve me sensibilitet dhe impakt të madh global.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar po mbështet zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve për përballimin e sfidave të përbashkëta, vuri në dukje kontributin e dy Kuvendeve në këtë bashkëpunim shprehu mirënjohjen për mbështetjen e delegacioneve të Kuvendit të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare, posaçërisht në Këshillin e Europës.
()

Arena e Lajmit

Nikolla takohet me Vjosa Osmanin: Besimi i madh i botës demokratike te Shqipëria, vlerësim te kombi shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook