Tashmë ka pak dyshime. Kylian Mbappé do të veshë fanellën e Real Madridit nga sezoni i ardhshëm dhe njoftimi mund të vijë në ditët në vijim. Megjithatë, gjithçka lidhet me fatin e Paris Saint-Germain në Champions League, i përfshirë në ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Barcelonës këtë mbrëmje.
Kampioni francez, në fakt, ende nuk ka dashur të zbulojë asgjë për të ardhmen e tij për t’u përqendruar në kompeticionin më të rëndësishëm evropian, objektiv i deklaruar i klubit të Al-Khelaifit. Një lloj marrëveshjeje e heshtur, e cila do t’i lejojë atij të bëjë njoftimin e pritur vetëm kur skuadra e Luis Enrique të eliminohet. Për këtë arsye, për ironi, Reali pothuajse do ta gjejë veten duke bërë tifo për Barçën.
Negociatat mes Mbappes dhe Real Madridit janë mbyllur prej disa kohësh dhe në kryeqytetin spanjoll po presin yllin Mbappe. Firma me sulmuesin do të shërbente edhe për të “mbuluar” eliminimin e mundshëm ndaj Manchester Cityt, duke qetësuar tifozët me një afrim fantastik.
(J.S/)