Përpara ndeshjes së nesërme kundër Real Madridit, mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva foli në konferencën për shtyp duke nënvizuar faktin se kampionët e Europës duan të mbrojnë titullin.
“Ne e dimë se sa mirë ka bërë kjo skuadër dhe duam të vazhdojmë dhe të krijojmë një trashëgimi. Ne duam Premier Ligën e katërt radhazi dhe të dytën Champions League”
“Ne donim t’i rregullonim gjërat pasi Real Madridi na eliminoi në Bernabeu dy vjet më parë. Jemi të vetëdijshëm se jemi shumë të fortë. Tani kemi mundësinë të luajmë në shtëpi, përballemi me mbretëreshën e kompeticionit dhe kemi shumë respekt për Real Madridin. Ne kemi besim në forcat tona, por do të shohim se çfarë do të ndodhë nesër” – tha ai.
(J.S/)