“Do të kandidoj për president!”, Ilir Meta zbulon strukturën e PL pas Konventës së 27 prillit, ja pozicioni që do të mbajë Erisa Xhixho

Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka zbuluar strukturën që PL pritet të mbajë pas Konventës së 27 prillit.

“Vijon puna për ndryshimet në Statut që do të sjellin një Partis të re Lirie që do të jetë e aftë t’i përgjigjet një regjimi mafioz dhe të frymëzojë shqiptarët në luftën për liri.

Do të godasim nepotizmin në parti sepse ka qenë një shqetësim dhe problem i madh.

Do ti japim goditje krahinalizmit dhe do jemi partia më demokratike në Shqipëri, më e organizuara dhe më e fuqishme sa i takon ekzekutimit.

PL në vlerësimin tim nuk mund të vijojë me lidership kakofonik. Do të ketë kryesi ekzekutive dhe kryesi politike.
Nuk do të ketë kryetar por president, dhe padyshim që unë do të kandidoj.

Do të ketë vetëm një zv president, kandidatja e vetme është Erisa Xhixho

Arena e Lajmit

“Do të kandidoj për president!”, Ilir Meta zbulon strukturën e PL pas Konventës së 27 prillit, ja pozicioni që do të mbajë Erisa Xhixho

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook