“Pastrimi i parave, sfidë permanente”, Olsion Çela për Kodin e ri Penal: Nuk është urgjente! Prioritet është plotësimi i vakancave dhe…

Prokurori i Përgjithshëm Olsion Çela, në fjalën e tij pas përfundimit të raportimit KLP, tha se një Kod i ri Penal është i parakohshëm.

“Nuk është një ligj çfarëdo, është një nga ligjet më komplekse që mbart pasoja shumëvjeçare për vendin.
Duke qenë në këto rrethana mendoj se nuk ka nxitim për një Kod të Ri penal. Sfidat për drejtësinë sot janë plotësimi i vakacave.

Kur të arrihet një normalitet atëherë mund të flitet për Kod të ri Penal.
Mendo që t’u kërkosh sot zbatimin e Kodit të ri prokurorëve dhe gjyqtarëve në kushtet e mbingarkesës.
Mendoj se është e parakohshme”, tha ai.

Çela foli edhe për luftën ndaj pastrimit të parave.

“Dolëm nga lista gri e pastrimit të parave.
Çështja është trajtuar seriozisht dhe me prioritet dhe ka dhënë rezultatet e para.
Kjo është një sfidë permanente”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Pastrimi i parave, sfidë permanente”, Olsion Çela për Kodin e ri Penal: Nuk është urgjente! Prioritet është plotësimi i vakancave dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook