Pastrimi i parave/ Po sillnin rreth 200 mijë paund drejt Shqipërisë, arrestohen katër burra në Britani. Si funksion skema e transportit

Katër persona janë arrestuar të dyshuar për kontrabandë parash nga Britania e Madhe në Shqipëri. Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), të cilët arrestuan të katërt të shtunën, sekuestruan qindra mijëra paund, të cilat beson se po “pastroheshin”.

Rreth 200 mijë paund u sekuestruan në Dover nga automjeti i një 48-vjeçari, i cili dyshohet se po udhëtonte për në Shqipëri. Burri u arrestua dhe dy burra të tjerë dhe një djalë 17-vjeçar u mbajtën më vonë në një adresë në Tottenham Hale në Londrën Veriore, ku u sekuestruan 150,000 £.

Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi oficerët e Forcave Kufitare ndaluan 48-vjeçarin gjatë kontrolleve në Folkestone, Kent. Me atë rast, brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter, i cili ishte nisur për në Tiranë, oficerët gjetën gjithsej 390,000 paund të mbështjellë në pako të ndryshme prej kallaji.

Shtëpia e tij në Haringey, Londër, u kontrollua dhe oficerët zbuluan 150,000 £ të tjera në para të gatshme. Burri ishte nën hetim derisa u arrestua sërish të shtunën, por që atëherë është liruar me kusht.

Menaxheri i operacioneve të NCA, Paul Orchard tha: “Pastruesit e parave u mundësojnë kriminelëve të tjerë të mëdhenj dhe të organizuar, si tregtarët e drogës dhe armëve të zjarrit, të kryejnë veprat e tyre të tmerrshme që dëmtojnë aq keq shoqërinë tonë.

“Qëllimi i krimit të organizuar është të fitojë para, kështu që duke e ndjekur atë dhe ata që e pastrojnë atë, ne po synojmë zemrën e modelit të biznesit kriminal.”

Arena e Lajmit

Pastrimi i parave/ Po sillnin rreth 200 mijë paund drejt Shqipërisë, arrestohen katër burra në Britani. Si funksion skema e transportit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook