Humnerë, Champions dhe titull/ Atalanta ende në fatin e Milanit (TABELA)

Që kur Milani kaloi nën drejtimin e Stefano Piolit, përballjet me Atalantën kanë pasur rëndësi specifike. Dueli i radhës mes tyre do të konsumohet të dielën në 18:00, por nuk duhet harruar se ekipi “piolian” lindi pikërisht në rrënojat e një skuadre të dërrmuar 5-0 nga Atalanta më 22 dhjetor të vitit 2019.

MILAN 2

“Falë” asaj humbjeje, Maldini vendosi të vinte bast te një 40-vjeçar që luante përtej Oqeanit. Ishte Ibra e për të kuptuar se sa ka ndryshuar Milani që nga ajo kohë mjafton të citojmë formacionin e përbërë nga Konti, Muzakio e Rodrigez në mbrojtje, Piontek në sulm, Suso fantazist. Kaldara, Borini, Reina dhe Bilia në stol. Kastijeho do të luante pesë minutat e fundit. Praktikisht një tjetër ekip, por i njëjti trajner.

2021: ATALANTA-MILAN 0-2 – Fatit nuk i shmangesh dot. Nga 5-0 e 2019-ës në 0-2 e 23 majit të vitit 2021. Përsëri Bergamo, përsëri Atalanta Dea e thuajse të njëjtat personazhe (Çalhanoglu, Leao, Xhixho…). Milani mund 2-0 bluzinjtë duke u rikthyer në Champions pas 7 vitesh mungesë. Dy penallti të dërguara në rrjetë nga Kesi dhe Pioli shijon fazën e grupeve të Champions-it për të parën herë në karrierë. I njëjti trajner, por me Lacion siguronte ndaj Atalantës fazën paraeliminatore të Ligës së Kampioneve falë një fitoreje 4-2. Më pas Lacio e tij do të mundej nga Leverkuseni i Çalhanoglusë që vjet e ndihmoi Piolin për objektivin e madh.

2021: ATALANTA-MILAN 2-3 – Në fazën e parë Milani duhet të shfaqë një provë force. Më 3 tetor 2021 përfundon 2-3. Kuqezinjtë bëjnë “tris” në 80 minuta: Kalabria, Tonali dhe Leao. Në finale bluzinjtë thumbojnë me Zapatën dhe Pasaliçin, por Pioli del fitues nga një fushë e vështirë. Pesë muaj pas 2-0 që i dha Champions-in dhe gati dy vjet pas atij 5-0 të famshëm. Pas suksesit me Lacion dhe barazimit me Juventusin, kuqezinjtë kalojnë të padëmtuar një tjetër përplasje direkte. Në kampionat nuk do të humbasin më deri në 4 shuplaka nga Fiorentina në nëntor, për të rënë më pas në shtëpi me Sasuolon. Humbja e fundit ishte më 17 janar kundër Specias, ndaj rruga e Milanit duket e shënuar.

2022: MUNDËSI TITULLI? – Milani është thirrur në sfidën më të rëndësishme të dekadës së fundit. Përpara tij është gjithmonë Atalanta, pak e ndryshuar në krahasim me fazën e parë dhe e etur për të arritur një vend tjetër në Europë. Gasperini ka fituar vetëm 4 nga 10 ndeshjet e fundit, por në po aq ndeshje të luajtura në “San Siro” nga 2011-’12 deri më sot, kuqezinjtë kanë fituar vetëm dy herë. Suksesi i fundit në vitin 2014, goli i 100-të i Kakas për Milanin. Alegri në pankinë, Balo dhe Robinjo sulmues, Bonera rezervë. Nga ai ekip ka rezistuar vetëm mbrojtësi, sot asistent i Piolit. Tabuja zgjat prej 8 vitesh (4 barazime dhe 3 humbje). Stefano ka për detyrë ta thyejë. Ndoshta ai është njeriu i fatit të “Djallit.

TAB

Arena e Lajmit


Humnerë, Champions dhe titull/ Atalanta ende në fatin e Milanit (TABELA)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook