Pas rrezimit dy herë të kërkesave, SPAK ka kërkuar para trupës gjykuese 3 anëtarëshe, përjashtimin e gjyqtares anëtare Entela Shedula nga gjykimi i çështjes së Nuredin Dumanit dhe 20 të tjerëve, të cilët po gjykohen për vepra të rënda penale.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Arena e Lajmit se në këtë mënyrë zgjidhet konflikti i interesit, mes avokates Shedula dhe njërit prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra, pasi ata rezultojnë të njohur me njëri-tjetrin.
SPAK i jep kështu përparesi avokatit të zgjedhur nga vetë i pandehuri.