Avokati Genc Gjokutaj, në një lidhje me Skype në Çështja e ditës me moderator Klevin Muka në News24, komentoi vettingun në sistemin e drejtësisë.
Gjokutaj theksoi se kriteri politik prevaloi në KPK. Ai shton se në sistemin e drejtësisë u zhvillua një “gjueti shtrigash”.
“Kriteri politik ka prevaluar në KPK. Anëtarët e KPK nuk janë vetuar vetë njëherë. Ata janë përmbarues etj, nuk janë as gjyqtarë. Janë shumë vakuume, që i bëjnë ata jo të denjë për veting. Reforma në drejtësi ka bërë më shumë gjueti shtrigash sesa veting të drejtësisë.
Kjo reformë është bërë dhe është implimentuar në mënyrë të njëanshme. Gjyqësori është në një situatë të rëndë sot. Vetingu është bërë në mënyrë të njëanshme”, u shpreh Gjokutaj.
(Arena e Lajmit)