Një burrë është arrestuar në konsullatën iraniane në Paris pasi pretendoi se mbante eksploziv, raporton rrjeti ynë partner francez BFM.
Policia franceze më herët rrethoi ndërtesën pas raportimeve për një “burrë të dyshimtë”.
Një zyrtar i policisë së Parisit tha se burri u pa rreth orës 11 të mëngjesit me orën lokale (09:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar) dhe oficerët nisën një operacion special sapo u lajmëruan.
Motivet e burrit nuk ishin menjëherë të qarta. Policia e ndërhyrjes speciale është mobilizuar për t’u marrë me incidentin, thuhet në njoftim.