Zhvendosja e “Sunny Hill Festival” në Tiranë, Mozzik ironizon në rrjetet sociale: Kështu si po vijnë punët…

Mozzik emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu ka reaguar menjëherë pas lajmit se “Sunny Hill Festival” do zhvendoset në Tiranë këtë vit.

Organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit spër vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe mbajtjen në Tiranë. Në reagimin e tij Dukagjini thotë se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

Mes debateve të nxehta, hipotezave dhe pakënaqësive ka ardhur edhe reagimi i Mozzik i cili ka zgjedhur të ironizojë në rrjetet sociale. Përmes një statusi në Facebook ai shkruan: “Si po vijnë punët edhe atë boksin në shesh kanë për ta çuar në Tiranë”.

  • LEXO EDHE: 

    “Faji” i Kosovës apo lobim i fuqishëm nga Rama e Veliaj/ Pse festivali ‘Sunny Hill’ vjen në Tiranë?

Zhvendosja e “Sunny Hill Festival” në Tiranë, Mozzik ironizon në rrjetet sociale: Kështu si po vijnë punët…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook