Producentët largojnë Amber Heard nga “Aquaman 2” pas gjyqit me Johnny Depp dhe peticionit kundër saj?

Amber Heard është përjashtuar nga ‘Aquaman and the Lost Kingdom’ (aka Aquaman 2) dhe roli i saj i Mera do të luhet nga dikush tjetër që do kalojë në audicion.

“JustJared” raporton se burime ekskluzive i kanë bërë me dije vendimin e producentëve pas gjyqit të bujshëm dhe peticionit online për largimin e saj. Roli i aktores 36-vjeçare në filmin, ku luan Jason Momoa në rolin kryesor, u vu shumë në pikëpyetje gjatë përfshirjes së saj në gjyqin gjashtë-javor të ngritur kundër saj nga ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp. Gjatë gjyqit, vetë Amber pranoi se nuk e dinte nëse personazhi i saj do të hiqej nga filmi. Gjatë dëshmisë, Walter Hamada, kreu i ‘Warner Bros.’, pranoi se kishin menduar më parë ta riformulonin atë rol.

Peticioni ka marrë më shumë se 4.6 milionë nënshkrime, një nga peticionet më të nënshkruar në historinë e Change.org. Dokumenti online pretendon se gjyqi i Johnny Depp kundër Heard e ka ekspozuar atë si një dhunuese në familje, duke e bërë të papërshtatshme për të qenë në ekran në filmin e drejtuar nga Jason Mamoa .

Një ditë më parë Amber është shprehur mbi vendimin e gjykatës në një intervistë për “Today”. Në një fragment të shkëputur ajo ironizon përfundimin e gjyqit duke u shprehur se gjyqtarët nuk kishin faj, pasi Depp është një aktor i zoti. “Unë nuk i fajësoj, nuk i fajësoj. Unë në fakt e kuptoj. Ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin atë. Ai është një aktor fantastik,” –u shpreh Amber për ish-partnerin e saj. “Përsëri, si mundën ata të dëgjonin tre javë e gjysmë dëshmi se si unë isha një person i pabesueshëm dhe të mos besonin një fjalë që doli nga goja ime,”-shtoi më tej aktorja.

Duke folur për NBC, aktorja tha: “Nuk më intereson se çfarë mendon për mua apo çfarë gjykimesh doni të bëni për atë që ndodhi në privatësinë e shtëpisë sime, në martesën time, pas dyerve të mbyllura. Unë nuk supozoj se një person mesatar duhet t’i dijë këto gjëra. Dhe kështu nuk e marr personalisht. Por edhe dikush që është i sigurt se unë e meritoj gjithë këtë urrejtje dhe vitriol, edhe nëse mendon se po gënjej, prapë nuk mund të më shikosh në sy dhe të më thuash që mendon se në mediat sociale ka pasur një përfaqësim të drejtë. Nuk mund të më thuash se mendon se kjo ka qenë e drejtë.”

Producentët largojnë Amber Heard nga “Aquaman 2” pas gjyqit me Johnny Depp dhe peticionit kundër saj?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook