“Policia e Shtetit turret për të mbuluar korrupsionin qeveritar”, Salianji: Asnjë marifet i tyre nuk ndalon vrullin qytetar të pakënaqësisë!

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka marrë pjesë në një takim me simpatizantë demokratë në qytetin e Roskovecit.

Nga atje Salianji ka deklaruar se sa u përket protestave të opozitës, ato janë kundër korrupsionit qeveritar dhe asnjë marifet i drejtuesve politik të Policisë nuk mund të ndalin vrullin qytetar të pakënaqësisë.

“Janë po këta njerëz problematikë që janë në krye të çdo institucioni publik në këtë vend. Janë njerëz që paguhen nga taksat e qytetarëve, por që kthehen në shërbim të krimit. A nuk ishte Bufi që u kap me zë dhe figurë duke kërcënuar demokratët dhe qytetarët me bukën e gojës për votën? Pse nuk shkon në burg? Sepse ajo është Rama i Roskovecit. Policia e Shtetit turret për të mbuluar korrupsionin qeveritar, por harrojnë se nuk mbjellin dot asnjë frikë.

Protestat janë kundër korrupsionit qeveritar dhe asnjë marifet i drejtuesve politik të Policisë nuk mund të ndalin vrullin qytetar të pakënaqësisë. E keni parë ju se si Edi Rama kërkon prapë mandate të 4-rt, sepse thotë që jam garant i reformës në drejtësi. Po ç’punë ka Edi Rama me reformën në drejtësi? Po pse për këtë u mbështet dhe u trumpetua edhe nga ndërkombëtarët që të jetë Rama ai që urdhëron dhe jep sinjale për reformën në drejtësi”, tha Salianji.

Arena e Lajmit

“Policia e Shtetit turret për të mbuluar korrupsionin qeveritar”, Salianji: Asnjë marifet i tyre nuk ndalon vrullin qytetar të pakënaqësisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook