“Njeriu kyç i paktit të refugjatëve, avokat i narkotrafikantëve”/ Engjëll Agaçi padit për shpifje programin e RAI 3

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi ka reaguar pasi emri i tij u përmend nga emisioni italian Report në RAI 3, gjatë një reportazhi për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

RAI 3 thoshte se njeriu kyç i paktit me italinë është Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, duke e quajtur edhe një ish-avokat të trafikantëve të drogës.

Në një reagim për median italiane “La repubblica”, Agaçi njoftoi se do të ngrejë padi për shpifje ndaj emisionit. Krahasimi i bërë nga programi televiziv sipas Agaçit, është shumë i dëmshëm për reputacionin e tij.

Kam lënë detyrën ligjore dhjetë vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv Report është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italian. Burimet duhet të verifikohen dhe po ashtu edhe lajmet”, ka thënë Agaçi në reagimin e tij.

***

Emisioni investigativ “Report” të RAI 3 trajtoi mbrëmjen e së dielës marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve. Në investigimin e RAI-it u shfaq Engjëll Agaçi si personi kyç i kësaj marrëveshje mes dy kryeministrave, marrëveshje e cila nuk ka patur transparencën e duhur nga asnjëra palë.

Media italiane e ka cilësuar Agaçin si ish-avokat i narkotrafikantëve dhe person që ka tentuar të korruptojë kreun e interpolit të Romës.

Arena e Lajmit

“Njeriu kyç i paktit të refugjatëve, avokat i narkotrafikantëve”/ Engjëll Agaçi padit për shpifje programin e RAI 3

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook