Një titull në derbi ishte skenari që të gjithë tifozët zikaltër ëndërronin. Inter bën atë që di më mirë, thyen Milan në derbi, për herë të 6-të radhazi, por këtë herë triumfi ndaj “djallit” kishte një shije speciale pasi i dhuroi matematikisht titullin kampion në Serie A, një titull i veçantë, i 20 në histori, që i dhuroi edhe yllin e dytë në fanellë. Kjo ishte një tjetër fitore për zikaltërit, pasi bëhet ekipi i dytë në Itali, pas Juves, që vendos yllin e dytë në fanellë, duke lënë sërish pas në këtë garë Milanit. Pesë javë përpara fundit, Inter mbyll llogaritë me Serie A.
Në “San Siro” ishte projektuar si një betejë totale, por Inter e zgjidhi shumë thjeshtë me nga një gol për çdo pjesë. Në minutën e 18-të, Acerbi i vetëm në zonë e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë, me një goditje të saktë me kokë. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 59-të, Thuram me një goditje të bukur dyfishoi shifrat duke i dhënë formë suksesit të Inter. Milan u përpoq të reagojë, të shmangte festën në derbi, me Tomori që ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 80-të. Fundi i derbi kishte shumë tension me Hernandez, Dumfries dhe Calbaria që u ndëshkuan me karton të kuq, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar duke bërë që Inter të festojë titullin e 20-të në histori.
Suksesi i Interit u festua gjatë në Milano, por ky është vetëm fillimi, ndërsa të gjithë mediat i kushtuar faqen e parë: “Inter yjor”, shkruan Corriere dello Sport. “Hiqini kapelen”, ishte titull kryesor i TuttoSport.
()