Vinin baste sportive online, dy të arrestuar në Laç

Dy persona janë arrestuar në Laç pasi u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e këtyre shtetasve.

Njoftimi: 

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, zbulohet një lokal në Laç, ku viheshin basteve sportive me celularë.

Komisariati i Policisë Kurbin arrestoi në flagrancë shtetasit A. K., 34 vjeç dhe K. K., 41 vjeç, të dy banues në Laç.

Gjatë kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., u kapën ai dhe 41-vjeçari, duke vënë baste sportive, me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Arena e Lajmit

Vinin baste sportive online, dy të arrestuar në Laç

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook