“Po mbulojnë korrupsionin me PPP-të”, Vokshi akuzon PS: Si po bllokojnë socialistët me urdhër të Ramës kërkesat për informacion

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi në një konferencë për mediat u shpreh se anëtarët e mazhorancës tentuan të pengonin ditën e djeshme punën e komisionit.

Ajo shtoi se ka një muaj që deputetët e PS me urdhër të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar korrupsionin e për të mos bërë transparencë, bllokojnë kërkesat për informacion.

“Koncesionet, abuzimet me to kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarë e shqiptarë. Mes dhjetëra bojkoteve, PS dje kishte përgatitur një tjetër plan bllokimi. Që dje hodhi planin 3 javor, pa pasur asnjë justifikim për të bojkotuar mbledhjen. Më pas rrëzuan kërkesat për informacion, të cilat janë hapi i parë për hetimin parlamentar. Ka një muaj që PS, deputetët e saj, me urdhër të Edi Ramës, për të mos bërë transparencë, për të mbuluar korrupsionin, për të mos dalë të emri i Ramës, Beqajt, Manastirliut, kanë vendosure që të bllokojnë kërkesat për informacion. Refuzojnë që të pranojnë të kalojnë për miratim kërkesat.”, tha ajo.

Arena e Lajmit

“Po mbulojnë korrupsionin me PPP-të”, Vokshi akuzon PS: Si po bllokojnë socialistët me urdhër të Ramës kërkesat për informacion

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook