20 të dënuar lënë qelitë e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, 40 të tjerë përfitojnë ulje

20 të dënuar për vepra të ndryshme penale që vuanin dënimin në burgun e sigurisë së lartë të qytetit të Burrelit kanë lënë qelitë këtë të mërkurë, pasi përfituan nga amnistia penale e miratuar nga parlamenti.

Gazetari Enver Doçi raporton për Arena e Lajmit se drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale (IEVP) Burrel, Fari Dema tha se të gjithë të dënuarit që përfitojnë nga kjo amnisti janë gati dhe do të lënë qelitë në orët në vijim.

Po ashtu, Dema tha se në këtë institucion janë edhe 40 të dënuar të tjerë që kanë përfituar ulje të kohës së dënimit nëpërmjet amnistisë penale.

Ndërkohë dhjetëra familjarë të të dënuarve që përfitojnë nga amnistia pritën para burgut të Burrelit që në orët e mëngjesit të kësaj të mërkure.

Mes takimeve të përlotura dhe përmallimeve, një i dënuar që përfitoi nga amnistia penale në burgun e Burrelit është pritur ndryshe. Familjarë e miq i kishin rezervuar një pritje të veçantë me fishekzjarre, duke bërë dallimin nga të tjerët.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

20 të dënuar lënë qelitë e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, 40 të tjerë përfitojnë ulje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook