Ka ndërruar jetë pak orë pasi u godit me thikë pas shpine në shëtitoren e Sarandës 43-vjeçari Kledi Koka.
“BalkanWeb” sjell foto të viktimës, i cili kishte skaf e varka turistike, me të cilat shëtiste turistët nëpër plazhe. Burimet bëjnë me dije se Koka dhe Golemi u konfliktuan për shkak të parkimit të një varke në limanin e qytetit.
Koka kishte marrë plagë të thellë në mushkëri dhe kishte humbur shumë gjak. Nga Tirana mbërriti helikopteri, por ishte e kotë, pasi 43-vjeçari ndërroi jete. Ai është transportuar në morg.
Policia ka arrestuar disa orë më parë autorin, Genti alias Jorgo Golemi, 43-vjeç, peshkatar, i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe në Sarandë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armeve dhe municionit”, pasi në vitin 2006 u arrestua nga policia me 400 gramë marijuanë, kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.
Arena e Lajmit