Tashmë është zyrtare: Xavi do të qëndrojë te Barcelona. Pas takimit që pati me drejtuesit e klubit një natë më parë, ishte vet trajneri në një konferencë për shtyp që njoftoi arritjen e marrëveshjes:
“Ishin lojtarët ata që më bindën për këtë zgjedhje, më bënë të kuptoj që po punojmë mirë dhe shumë shpejt mund të kthehemi te suksesi. Më duhet të them se edhe drejtuesit më kanë mbështetur shumë. Unë jam një tifoz i madh i këtij klubi”, u shpreh ndër të tjera Xavi në konferencë për shtyp.
()