“Fshati digjet, ku**a krihet”, aktori Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ para Bashkisë, thirrje protestuesve: E zhdukën Dajtin, rroftë Teatri!

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj nga protesta e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që po mbahet para Bashkisë së Tiranës, sulmoi ashpër kryebashkiakun, Erion Veliaj.

Ai iu bëri thirrje të pranishmëve në protestë që të bëjnë një thirrje pro teatrit.

“Zonja dhe zotërinj, dua të më bëni një nder. E dua dhe nga policët. Të lëshojmë një klithëm që të vejë dreri te Kryeministria ‘Rroftë teatri”. Ju falënderoj shumë. Arkitekti italian që ka bërë Tiranën e bukur, që e shpartalloj ky krimineli, tha se ka mal. Më gjeni se ju është mali? E zhduku Dajtin plehra. Nuk ekziston më Dajti. Fshati digjet, kurva krihet. Se kush është kurva, gjejeni ju. Edhe këta udhëheqësit tanë kanë parë se çfarë ndyrësirash janë. Kanë thënë; të heqim këtë se ky na bën hatanë. Ju bej thirrje të gjithë protestuesve që të ngrihen, të mos rrinë barkas. Nëse rrini barkas, do të keni zbuluar kurrizin. Të ngrihen të gjithë, myslimanë dhe krishterë, jemi keq, të ngrihemi, djem dhe vajzë!”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Fshati digjet, ku**a krihet”, aktori Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ para Bashkisë, thirrje protestuesve: E zhdukën Dajtin, rroftë Teatri!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook